Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mungesa e vitaminës D mund të shkaktojë këto sëmundje tek fëmijët

Jetë 18/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Marrja e mjaftueshme e vitaminës D në fëmijëri mund të rezultojë një investim i shkëlqyer për shëndetin tuaj në vitet në vazhdim.

Kjo vitaminë është tejet e rëndësishme për mirëqënien e kockave tona. Njërezit mendojnë se një dietë e kompletuar mjafton por, në rastin e vitamines D, pak ushqime janë ato që e përmbajnë. Psh që të marrim sasinë e nevojshme të vitamines D, duhet të konsumojmë përditë salmon ose merluc ose sardele.

Që të rrisim praninë e kësaj vitamine në trupin tonë është e domosdoshme të ekspozohemi mjaftueshëm në diell dhe të marrim suplement për të përdorur vitaminën e aktivizuar nga rrezet diellore. Pa dyshim, dieta luan rol të rëndësishëm pasi marrja e ushqimeve me magnez si spinaqi apo fasulet, bëjnë të mundur funksionin optimal të vitaminës D.

Mungesa e vitaminës D

Mënyra më e mirë për ta zbuluar është të bëhet një test gjaku i cili do të vlerësojë nivelet e saj në gjakun tuaj. Mungesa e vitaminës D sjell këto probleme shëndetësore:

Grip

– Mungesa e vitaminës D predispozon fëmijët të sëmurën më shpesh nga viroza që prekin rrugët e frymemarrjes. Vitamina D ul shpeshtësinë e infektimeve të fëmijëve nga sëmundjet e aparatit të frymemarrjes.

Dobësi muskulare

– Ka shumë mundësi të ndjeni dobësi muskulare nëse nuk keni mjaftueshëm vitaminë D në gjakun tuaj. Për një lloj muskujsh, është e domosdoshme që receptorët e tyre të mbështeten nga vitamina D që ato të funksionojnë si duhet.

Psoriaza

– analogë të sintetizuar të vitaminës D janë gjetur të dobishëm në trajtimin e psoriazës

Sëmundje kronike të veshkave

– pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje kanë nevojë të marrin suplement të vitaminës D3 për të suportuar metabolizmin e kalciumit, për të ulur rrezikun e sëmundjeve të kockave dhe për të rregulluar nivelet e hormones paratiroide.

Diabet

– Një studim i realizuar në Finlandë ka studiuar rezultatet e 10,366 fëmijëve të cilëve ju krye një injeksion me vitaminë D3 në ditën e parë të jetës. Ata u vëzhguan për 31 vitet që pasuan. Ata vunë re se këta fëmijë kishin 80% më pak shance të shfaqies së diabetit të Tipit 1!

Astma

– Vitamina D mund të uli seriozitetin e krizave të astmës. Ky konkluzion u nxorr pas një studimi në Japoni ku fëmijë shkollash që merrnin suplement të vitamines D prej 1200 IU/ditë, kishin kriza më të lehta të astmës në krahasim me fëmijët që nuk merrnin suplement.

Sëmundje periodontale

– Kjo sëmundje që shkakton gjakosjen dhe enjtjen e mishrave të dhëmbëve mund të evitohet, por edhe luftohet me rritjen e nivelit të vitaminës D pasi kjo e fundit prodhon përbërës më veti antimikrobiale të cilët ullin numrin e baktereve në gojë.

Sëmundje periodontale

– Kjo sëmundje që shkakton gjakosjen dhe enjtjen e mishrave të dhëmbëve mund të evitohet por edhe luftohet me rritjen e nivelit të vitamines D pasi kjo e fundit prodhon përbërës me veti antimikrobiale të cilët ullin numrin e baktereve në gojë.

Skizofreni dhe Depresion

– Edhe keto dy crregullime jane lidhur me mungese te vitamines D. Është e nevojshme që gjatë shtatzanisë dhe periudhës së fëmijërisë të mbahen nivele optimale të saj për të “kënaqur” receptoret e vitamines D ne tru, e rendesishme kjo per zhvillimin dhe funksionimin mendor ne jeten adulte.

Kancer

– Është zbuluar lidhje midis nivelit të lartë të vitaminës D në gjak dhe riskut të ulët të kancerit të gjirit! Prandaj, çadrat kursejini vetëm për ditet me shi!

Parandalimi është veprim!

Këto situata shëndetsore të lidhura me vitaminën D nuk duhet tju frikesojnë. Duhet thjesht të veproni: Konsumoni më shpesh ushqime të pasura në vitaminë D si: Sardele; Salmon; Merluc; Peshk Ton; Mëlçi viçi; Të verdhën e vezës; Djathë; Dhe burimi më i mire i saj Dielli!

Artikulli paraprakTruku i lumturisë: Ha ëmbëlsira dhe mos u trashë
Artikulli i rradhës Këta janë shkaktarët që mund të sjellin kancerin e lëkurës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.