Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mungesa e vitaminës D rrit rrezikun e sëmundjeve autoimune

Jetë 26/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri ka zbuluar se mungesa e vitaminës D, sidomos në fazat e hershme të jetës, lidhet me rritjen e rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve autoimune si diabeti i tipit 1.

Hulumtimi, i publikuar në “Science Advances”, dhe kryer në modele me minj, tregon se mungesa e vitaminës D ndikon në zhvillimin e qelizave T – një lloj qelizash të bardha të gjakut që rregullojnë sistemin imunitar, transmeton Gazeta Shneta.

Në kushte normale, qelizat T dallojnë qelizat e shëndetshme nga ato të infektuara. Por mungesa e vitaminës D shkakton një përgjigje të tepruar imune, duke i bërë qelizat T të sulmojnë indet e shëndetshme, një proces i njohur si autoreaktivitet, sipas burimit Medical News Today.

Shkencëtarët theksojnë se ky efekt është i lidhur me ndikimin e vitaminës D në timus, gjëndrën që ndihmon në maturimin e qelizave T.

Vitamina D është e njohur kryesisht për rolin e saj në forcimin e kockave, por studimi i ri e thekson rëndësinë e saj në funksionimin normal të sistemit imunitar.

Autorët thonë se gjetjet mund të hapin rrugë për qasje të reja në parandalimin e sëmundjeve autoimune tek njerëzit me mungesë të kësaj vitamine thelbësore. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTesti i gjakut, alternativë ndaj kolonoskopisë për zbulimin e kancerit të zorrës së trashë
Artikulli i rradhës Dieta me pak karbohidrate përmirëson funksionin e qelizave beta te pacientët me diabet të tipit 2

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.