Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mungesë barnash dhe infrastrukturë e stërvjetruar në QMF II në Ferizaj

Lajme 26/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Institucionet Shëndetësore Publike në Kosovë janë të stërvjetëruar si pasojë e mungesës së renovimeve e mirëmbajtjes për më tepër se 20 vite.

Përveç infrastrukturës Kujdesi Parësor Shëndetësor është në mungesë të theksuar të personelit e barnave nga Lista Esenciale e Barnave dhe Materialeve Shpenzuese.

Në një gjendje të rëndë është edhe Qendra e Mjekësisë Familjare II në Komunën e Ferizajt.

Sapo të hysh në dhomën për infuzione në këtë qendër ajo që të bie në sy janë muret e dëmtuara, papastërtia dhe mbajtëset e infuzioneve të ndryshkura, ka raportuar një pacient.

Raportuesi ka dërguar fotografi në Gazetën Shneta përmes të cilave shihet gjendja e rënduar infrastrukturore e papastërtisë në këtë qendër.

Në dhomën e infuzioneve në QMF II – Ferizaj 26.09.2022
Në dhomën e infuzioneve në QMF II – Ferizaj 26.09.2022
Në dhomën e infuzioneve në QMF II – Ferizaj 26.09.2022

Në dhomën e infuzionit në këtë qendër janë tre shtretër dhe rrjedhimisht vetëm tre pacientë mund të marrin infuzion ndërsa pjesa tjetër e pacientëve duhet të presin deri sa të lirohet ndonjë shtrat, një gjë e tillë shpesh herë krijon tollovi për shkak të rradhëve që krijohen në këtë qendër. Situatë e ngjashme është pothuajse në të gjitha qendrat mjekësore në Kosovë.

Mungesa e hapësirave pamundëson edhe zgjerimin e kapaciteteve.

Në koridorin e QMF II – Ferizaj 26.09.2022
Muri i dëmtuar afër tualetit të personelit në QMF II – Ferizaj 26.09.2022

Përveç infrastrukturës së dobët, mungesës së personelit kjo qendër, njësoj si shumica e qendrave në nivel vendi, është duke u ballafaquar me mungesë të barnave nga Lista Esenciale dhe Materialeve Shpenzuese.

Ministria e Shëndetësisë është përgjegjëse për furnizimin me barna nga Lista Esenciale e Barnave dhe Materialeve Shpenzuese për të gjithë Kujdesin Parësor Shëndetësor në nivel vendi. Pavarësisht kësaj, qendrat shëndetësore kanë mungesë të theksuar të barnave.

Pacienti i cili ka dërguar fotografi të cilët tregojnë gjendjen e rënduar infrastrukturore në QMF II në Ferizaj gjithashtu ka treguar se për të marrë një infuzion është detyruar të blejë disa lloje të tretësve.

Sipas udhëzimit të tij, ai ka blerë Sol NaCl 0,9 për qind, Patroprazol ampullë, Beviplex ampullë, Dexason ampullë, Ascorbit ampullë dhe Palonosetron ampullë – për të gjitha këto, ai thotë se ka paguar rreth 20 euro.

                                       Udhëzimi për blerje të tretësve QMF II – Ferizaj 26.09.2022

Gazeta ka dërguar pyetje tek menaxhmenti i qendrës, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka pranuar përgjigje.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj pothuajse në vazhdimsi ka mungesë të barnave e materialeve, për të cilat Gazeta ka raportuar. /Gazeta Shneta/

VIDEO: QKMF në Ferizaj në mungesë të tretësit për infuzion dhe hapësirës së ngushtë

Artikulli paraprakMjeku shqiptar e pranon se ka marr bakshishe nga pacientët: Nuk kam turp e frikë
Artikulli i rradhës Drejtori i Spitalit të Gjakovës del në kafe me veturë zyrtare për t’i kontrolluar punëtorët për respektimin e orarit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.