Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Murati: Mbi 300 mijë përfitues nga rritja e pensioneve, kostoja buxhetore 100 milionë euro shtesë

Lajme 07/10/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se nga rritja e pensioneve, do të përfitojnë 304 mijë e 16 qytetarë dhe se kostoja buxhetore është 100 milionë euro shtesë. Rritja e pensioneve nis nga muaji tetor, e ai për kategori të luftës nga janari 2025.

“Është një lajm i mirë për të gjithë pensionmarrësit, sepse rritja do të jetë së paku prej 20 për qind, pra ato pensione që rregullohen sipas skemave dhe ligjit për pensionet e financuara nga shteti, rritja do të fillojë të zbatohet nga ky muaj, pra muajit tetor”.

“Edhe pensioni për kategori të luftës, do të hyjë në fuqi nga janari. Ky numër prek 304 mijë e 16 përfitues. Impakti i tërësishëm buxhetor parashihet të jetë prej 100 milionë euro shtesë”, ka thënë ai, raporton EO.

Murati ka thënë se për shkak të disa problemeve me kontrata kolektive në disa komuna, qeveria u ka ofruar ndihmë në këtë. Por sipas tij, komunat këtë nuk e kanë shfrytëzuar. Ndër të tjera, Murati thotë se ka pasur kontrata kolektive që janë nënshkruar paligjshëm.

“Në lidhje me kontratën kolektive por edhe të ngjashme, duhet të theksohet mjaftueshëm që buxhetimi për kontrata kolektive duhet të bëhet para se ato të nënshkruhen. Ky është procesi ligjor që duhet ta ndjek secila kontratë kolektive. Pra me problemin që kemi të bëjmë në disa komuna, janë me kontrata kolektive që janë nënshkruar paligjshëm, pa autorizimet e nevojshme. Pra kemi pasur kontrata kolektive që janë nënshkruar në kohë fushate pa kurrfarë financimi”.

“Gjithsesi, ne iu kemi ofruar komunave që të mund të buxhetojnë në një linjë tjetër, që quhet rezerva. Megjithatë nuk ka pasur komuna që e kanë shfrytëzuar këtë mundësi”.

Artikulli paraprakKRU “Prishtina”: Nuk do të kemi mungesë të ujit deri në fundvit
Artikulli i rradhës Fëmija juaj 31 dhe 32 muajsh: Pikat kryesore dhe zhvillimi

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.