Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mustafa: Sigurimi shëndetësor fillon në korrik

Lajme 14/02/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se duhet investime kapitale në aparatura, teknologji, furnizim të barnave dhe në investim në ngritje profesionale në shëndetësi.

Mustafa duke folur në Kuvendin e Kosovës për Sigurimet Shëndetësore, ka thënë se shëndetësia dhe arsimi do të jenë prioritet dhe do të rriten investimet në këto dy dikastere.

“Zhvillimi i Shëndetësisë është prioritet, kërkohen investime kapitale në aparaturë, teknologji, furnizimin me barna dhe ngritje profesionale. Investimet në shëndetësi dhe arsim janë produktive dhe në periudhën e ardhshme do të rriten investimet në këto dikastere. Themelimi i fondit dhe aktivizimi i tij shihet nga qeveria si një çështje e rëndësishme”.

“Qeveria e Kosovës nga marrja e mandatit ka filluar t’i përmbush të gjitha detyrat për aktivizimin e sigurimeve shëndetësore. Kemi bërë përpjekje që të fillojmë në fillim të këtij viti, por kemi vlerësuar se kërkohet edhe pak kohë që të jetë sa më e përgatitur. Kemi vlerësuar se duhet të zgjatet afati edhe për 6 muaj për mbledhjen e premiumeve”, ka thënë Mustafa, raporton lajminet.
Mustafa ka thënë se ka filluar sistemi i shtrirjes së rrjetit të informatave në disa komuna dhe po vazhdon në tërë komunat.

“17 milionë euro do të investohen në sigurime shëndetësore, deri më tani sistemi informatik shëndetësor është kompletuar në Prishtinë, në regjionin e Prizrenit. Tani MSH po punon në shtrirjen e sistemit edhe në komunat tjera. Procesi për mbledhjen e premiumeve është caktuar data 1 korrik 2017”, ka thënë Mustafa.

“Kemi mundur të fillojmë edhe më 1 janar të këtij viti, por kemi vlerësuar se kapacitetet të jenë më të mëdha kur të fillon në korrik”, ka thënë Mustafa.

Artikulli paraprakDrithërat ndihmojnë shëndetin
Artikulli i rradhës Dashuria ndikon në shëndetin tuaj

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.