Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në Ditën Botërore të Sepsës, mjekët bëjnë thirrje të njohin shenjat e gjendjes

Jetë 15/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Ditën Botërore të Sepsës, ekspertët e shëndetit rikujtojnë se sepsa prek 1.7 milionë njerëz çdo vit në SHBA dhe shkakton mbi 350,000 vdekje.

Megjithatë, pavarësisht këtyre shifrave tronditëse, shumë prej popullatës nuk dinë çfarë është sepsa ose si ta njohin atë para se të bëhet fatale, raporton Health Day transmeton Gazeta Shneta.

“Simptomat mund të variojnë nga frymëmarrja e shpejtuar, rrahjet e shpejta të zemrës, temperaturë e lartë, të dridhura dhe rënie e papritur e tensionit të gjakut,” tha Dr. Faisal Masud, drejtor i kujdesit intensiv në spitalin ‘Houston Methodist’.

“Është shumë e rëndësishme që simptomat t’i ndani menjëherë me një profesionist shëndetësor, sepse njohja e hershme mund të bëjë diferencën mes jetës dhe vdekjes.”

Sepsa është një reagim ekstrem i organizmit ndaj infeksionit. Kur sistemi imunitar mbireagon, shkakton inflamacion të gjerë që mund të dëmtojë organet dhe të çojë në vdekje. Edhe një infeksion i vogël mund të shkaktojë këtë reagim të rrezikshëm.

Në shkallë globale, sepsa është përgjegjëse për 1 në 10 shtrime në terapi intensive dhe mbetet shkaku kryesor i vdekjeve në spitalet amerikane, thonë ekspertët.

Shumica e rasteve fillojnë jashtë spitalit, gjë që e bën jetike njohjen e hershme të shenjave paralajmëruese në shtëpi.

Mjekët rekomandojnë të mbahet mend akronimi T.I.M.E.:

T për Temperature (ndryshime temperature, si ethe ose temperaturë e ulët);

I për Infection (infeksion);

M për Mental status change (ndryshime në gjendjen mendore);

E për Extremely ill feeling (ndjesi e rëndë sëmundjeje);

“Simptomat mund të përfshijnë frymëmarrje të shpejtuar, rritje të rrahjeve të zemrës, ethe, të dridhura dhe rënie të papritur të tensionit të gjakut,” përsëriti Masud.

Çdokush mund të zhvillojë sepsë, por disa grupe janë më të rrezikuara:

– Fëmijët nën 1-vjeç.

– Të moshuarit.

– Personat me sëmundje kronike si diabeti, sëmundjet e veshkave, të mëlçisë ose kanceri.

– Ata me sistem imunitar të dobësuar.

Sepsa është emergjencë mjekësore. Trajtimi shpesh përfshin antibiotikë dhe lëngje intravenoze. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakPagjumësia kronike mund të përshpejtojë plakjen e trurit
Artikulli i rradhës Nagavci: Po finalizohet pagesa e mbetur prindërve për tekste shkollore, s’tolerohet asnjë abuzim

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.