Ka ndërruar jetë, Dr. Mahmut Idriz Mumci, specialist i Pulmologjisë.
Lajmin e ka bërë të ditur, Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook:
“Dr. Mahmut Idriz Mumci ishte specialist i Pulmologjisë.
Në vitin 1972 përfundoi studimet për mjekësi të përgjithshme, në Fakultetin e mjekësisë, në Universitetin e Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa më vonë specializimin e përfundoi në degën e Pulmologjisë, në Zagreb.
Kishte punuar si asistent për lëndën e Histologjisë në Universitetin e Prishtinës, e më vonë si pneumoftizolog në Departamentin Antituberkular, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Prishtinë”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/