Avni Ahmeti për rreth 10 vite ka punuar si biokimist në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë mirëpo nga sot e tutje ai më nuk do të jetë pjesë e kësaj qendre. Paga e ulët ka detyruar atë të lëshoj vendin e punës dhe të mendoj për tranferim në ndonjë nga laboratorët privat.
Ai thotë se me një pagë prej 600 euro nuk po arrinë t’i përmbushë të gjithë kërkesat familjare.
“Jo nuk jam më. Nuk e di, besoj që po (do të filloj punën në ndonjë laborator privat). As obligimet familjare nuk po mundem me i kry. Pagesa e vogël shpenzimet e mëdha. 30 vjet shkollë me kry me i marrë 600 euro rrogë është pa logjik”, u shpreh ai në një prononcim për Gazetën Shneta.
Në anën tjetër, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në këtë komunë nga sot ka mbetur pa biokimist.
Drejtori i kësaj qendre, Fevzi Sylejmani, sqaron se qendra është në mungesë të biokimistëve dhe se shumë shpejtë do të hapet konkursi për biokimist.
“Laborant i kemi rreth 20, kemi mjaftueshmë do t’i pranojmë edhe pesë apo gjashtë laborantë të tjerë shumë shpejtë do të shpallim konkurs edhe për biokimist”, tregoi drejtori për Gazetën Shneta.
Përveç kësja qendren me mungesë të biokimistëve janë duke u ballafaquar edhe spitalet publike në vend pasi që këta të fundit janë duke u trasnferuar në laboratore private për shkak të kushteve më të mira.
Gazeta Shneta ditë më parë ka raportuar për mungesën e biokimistëve në spitalet publike e që në kushte normale një spital pa biokimist do të duhej të mbyllte repartin e biokimisë mirëpo në vendin tonë shumica e reparteve të biokimisë funksionojn vetëm me laborantë. /Gazeta Shenta/