Është ndarë nga jeta Dr. Rabihan Dema.
Dr. Rabihan Dema përfundoi studimet për Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Shkupit, ndërsa specializimin për Gjinekologji dhe Obstetrikë e përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë, Universitetin e Tetovës.
Deri në pensionimin e saj u shërbeu qytetarëve të Prishtinës në lëminë e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës.
Në një postim në Facebook, Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj.




