Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rastet e kancerit të gjirit mund të arrijnë 3.5 milionë deri në vitin 2050

Lajme 11/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Numri i rasteve të kancerit të gjirit pritet të rritet ndjeshëm në mbarë botën gjatë dekadave të ardhshme.

Sipas një studimi të ri të publikuar në revistën shkencore “The Lancet Oncology”, deri në vitin 2050 rastet mund të arrijnë në rreth 3.5 milionë në vit, rreth një e treta më shumë se në vitin 2023. Në të njëjtën kohë, vdekjet nga kjo sëmundje parashikohet të rriten me 44 për qind, duke arritur në rreth 1.4 milionë në vit.

Studiuesit e lidhin këtë rritje kryesisht me plakjen e popullsisë dhe rritjen e numrit të banorëve në botë. Aktualisht, kanceri i gjirit është forma më e zakonshme e kancerit tek gratë, duke përbërë rreth një në katër diagnoza të reja të kancerit në vitin 2023, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Megjithëse përparimet në parandalim, diagnostikim dhe trajtim kanë ulur shkallën e vdekshmërisë, kjo sëmundje vazhdon të ketë ndikim të madh në shëndetin e grave.

Në vitin 2023 u regjistruan rreth 2.3 milionë raste të reja dhe mbi 764 mijë vdekje, ndërsa miliona vite të jetës së shëndetshme humben për shkak të sëmundjes ose paaftësisë që ajo shkakton.

Studimi tregon gjithashtu se ndryshimet në stilin e jetesës dhe faktorët biologjikë kanë ndikuar në rritjen e rrezikut. Obeziteti, puberteti i hershëm, lindja e vonshme e fëmijëve dhe menopauza e vonshme janë disa nga faktorët që rrisin mundësinë e zhvillimit të kancerit të gjirit.

Faktorë të tjerë përfshijnë konsumin e lartë të mishit të kuq, duhanin, nivelin e lartë të sheqerit në gjak, përdorimin e alkoolit dhe mungesën e aktivitetit fizik.

Sipas studiuesve, më shumë se një e katërta e barrës globale të kancerit të gjirit lidhet me faktorë të modifikueshëm të stilit të jetesës.

Ndërsa vendet me të ardhura të larta kanë ulur vdekshmërinë falë zbulimit të hershëm dhe trajtimit më të mirë, vendet me të ardhura më të ulëta po përballen gjithnjë e më shumë me rritjen e rasteve dhe diagnoza më të vonshme të sëmundjes. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakNdahet nga jeta infermieri Bejtulla Haziri, shërbeu mbi dy dekada në Spitalin e Mitrovicës
Artikulli i rradhës Stresi i prindërve mund të ndikojë drejtpërdrejt në obezitetin e fëmijëve

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.