Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndërhyrje e suksesshme në Klinikën e ORL-së: Fëmijës 2-vjeçar i hiqet kikiriku nga rrugët e frymëmarrjes

Lajme 30/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ndërhyrje e suksesshme është kryer në Klinikën e ORL-së në QKUK, ku një fëmijë 2-vjeçar i është shpëtuar jeta pas largimit të një trupi të huaj nga rrugët e frymëmarrjes, raporton Gazeta Shneta.

Kështu ka bërë të ditur Dr. Kujtim Kastrati, otorinolaringolog në Klinikën e ORL-së, ku shpjegoi se fëmija ishte paraqitur fillimisht në Klinikën Infektive me vështirësi në frymëmarrje dhe kollë të vazhdueshme, pas një jave trajtimi ambulator pa përmirësim. Me përkeqësimin e gjendjes, mjekët në Infektiv kanë filluar trajtimin me antibiotikë dhe oksigjenoterapi, por është konstatuar se shkaku ishte një kokërr kikiriku e mbetur në rrugët e frymëmarrjes.

Ekipi mjekësor që realizoi ndërhyrjen ishte i udhëhequr nga Dr. Kujtim Kastrati dhe Dr. Besian Gashi, në koordinim me drejtorin e klinikës Dr. Arsim Behramaj, instrumentaren Mira dhe ekipin e anestezionit të udhëhequr nga Dr. Shpresa Hasimja.

Dr. Kastrati falënderoi të gjithë stafin për profesionalizmin dhe bashkëpunimin në këtë rast jetik, duke bërë edhe një apel për prindërit që të kenë kujdes me fëmijët e vegjël dhe të shmangin dhënien e ushqimeve si kikirikët, farat apo objekte të tjera të vogla që mund të shkaktojnë bllokim të rrugëve të frymëmarrjes dhe të rrezikojnë jetën e fëmijëve. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNjë variant i ri i COVID, NB.1.8.1, po përhapet në SHBA dhe në botë
Artikulli i rradhës Gjykata vendos ndaj të dyshuarit për kanosjen e gjinekologut Afrim Veliu

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.