Edhe disa ditë dhe do të kthehemi në orën e diellit, pra natën midis të shtunës dhe të dielës, data 29 tetor, akrepat e orës do të shkojnë 1 orë pas. Në orën 3 të mëngjesit akrepat do të shkojnë tek 2.
Kjo do të thotë që dita do të bëhet më e shkurtër dhe nata më e gjatë dhe ky do të jetë një lajm i mirë nëse nuk do të ishim prindër duke qënë se do të kishit edhe një orë më shumë për të fjetur ditën e diel.
Si do të reagojnë të vegjlit tanë?
Të porsalindurit nuk e kanë ende të zhvilluar rutinën e përditshme prandaj do ta kenë më të lehtë të përshtaten me orën e re.
Ndryshe nga të porsalindurit fëmijët pak në moshë më të madhe mund të shfaqin probleme duke qënë se të gjitha veprimtaritë duhet dhe janë mësuar t’i bëjnë në një orë të caktuar.
Fëmija fle në një orar të caktuar dhe gjatë ditëve të para të ndërrimit të orës ai mund të ketë pak probleme duke qënë se do të flejë një orë m vonë se zakonisht. Pra ju duhet të filloni të krijoni një rutinë të re.
Ju duhet të filloni nga dita e sotme të përshpejtoni me disa minuta kohën e gjumit të fëmijës për ta përshtatur atë me kohën që do të flejë në datën 29 tetor.
Pra nëse do të veproni kështu ai do të jetë disi më tepër i përgatitur me ndryshimin e orës. Edhe në lidhje me ushqyerjen ai mund të dojë të hajë më herët ditët e para derisa të mësohet me orarin e ri.
Dita shkurtohet. Si duhet të veprojmë?
Dita do të jetë më e shkurtër dhe do të errësohet më shpejt. Kjo mund të sjellë efekte negative në humor dhe njëfarë trishtimi edhe tek fëmijët.
Këshillohet të shfrytëzoni rrezet e diellit sa më shumë të jetë e mundur, të bëni shëtitje dhe lojëra në hapësirë. Mundohuni ta kuptoni fëmijën dhe t’i jepni kohë të mësohet me orarin e ri. /pernenat