Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndërron jetë anesteziologu Muharrem Krasniqi, SHAIK dhe KAM shprehin ngushëllime

Lajme 10/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ka ndërruar jetë mbrëmë anesteziologu Dr. Muharrem Krasniqi në moshën 57-vjeçare.

Krasniqi ka qenë specialist i anestezionit dhe mjekimit intensiv, dhe ka punuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si dhe ka mbajtur kujdestari në Spitalin e Vushtrrisë, shkruan Gazeta Shneta.

Për vdekjen e tij është tronditur komuniteti i anesteziologëve në Shoqatë dhe klinikë. Kryetari i ShAIK Dr. Lulzim Emini, dhe drejtori i Klinikës së Anestezionit Gazmend Spahija, kanë dërguar një letër ngushëllimi për familjen dhe kolegët.

Ata e kanë vlerësuar lart punën dhe kontributin e të ndjerit, sidomos në dy vjetët e fundit gjatë pandemisë.

Lexoni letrën e plotë:

E nderuar Familje e Dr Muharrem Krasniqit,

Të nderuar anëtarë të Shoqatës së Anesteziologëve dhe Intensivistëve të Kosovës,

Tënderuar punëtorë të Kl. Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv,

I nderuar komunitet i profesionistëve shëndetësorë,

Në profesionin e shenjtë të Anesteziologut, ka momente të vështira, por njëri prej më të vështirëve është të konstatosh se një koleg i yti nuk jeton më.

Sot, me dhimbje të thellë përjetuam momentin e rëndë, humbjen e Dr Muharrem Krasniqit, ngjarje e papritur, që na tronditi të gjithëve.

Gjatë jetës së tij profesionale, të cilën e ushtroi në Klinikën e Anesteziologjisë – QKUK, punoi shumë dhe pa u ndalur, por për më shumë se dy vite të fundit, me punë të palodhur dhe me përkushtim të madh, u kujdes dhe mjekoi pacientët me Covid-19 në Klinikën Infektive dhe në njësitë tjera, ku gjindeshin pacientët e tillë.

Poashtu, me zell punoi edhe në njësitë tjera të Klinikës së Anestezologjisë dhe Mjekimit Intensiv në QKUK dhe në Spiatalin e Vushtrrisë, kudo që kërkohej nga ai dhe në çdo kohë.

Si një njeri i urtë, i përkushtuar në punë, u mundua të respektojë dhe ndihmojë të gjithë kolegët, pavarësisht moshës së tyre, me çka la mbresa të pashlyeshme te të gjithë.

Përkundër angazhimeve profesionale, ishte i përkushtuar në ndjekjen e ngjarjeve të rëndësishme, të organizuara nga ShAIK.

E nderuar Familje Krasniqi,

Në emër të Shoqatës së Anesteziologëve dhe Intensivistëve të Kosovës-ShAIK dhe në emër të të gjithë punëtorëve të Kl. Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv, pranoni ngushëllime të sinqerta për humbjen e familjarit Tuaj, që është një humbje e ndjeshme për Ju, për Klinikën e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv, për ne si Shoqatë, për mjekësinë kosovare dhe më së shumti për pacientët në nevojë.

Ne, kolegët e tij, do të vazhdojmë punën, aty ku e la ai, për të mirën e pacientëve të cilët i trajtoi me shumë përkushtim.

Kujtimi për jetën dhe veprimtarinë e Dr Muharremit, do të jetë i përjetshëm!

Me respekt,

Dr Lulzim EMINI, Kryetar i ShAIK

Dr Gazmend SPAHIJA, Drejtor i KAMI

Artikulli paraprakPërcaktimi i ngjyrës së syve tek foshnja, ja se çfarë duhet të dini
Artikulli i rradhës SHSKUK për Krasniqin: Ishte në shërbim të pacientëve në çdo kohë

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.