Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së anesteziologut Dr. Muharrem Krasniqi.
SHSKUK e ka vlerësuar lart punën e të ndjerit duke thënë se ishte i gatshëm dhe në shërbim të pacientëve në çdo kohë, transmeton Gazeta Shneta.
Lexoni të plotë telegramin e ngushëllimit nga SHSKUK:
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, me dhimbje dhe pikëllim të madh ka pranuar lajmin për vdekjen e Dr. Muharrem Krasniqi, specialist i Klinikës sê Anesteziogjisë dhe Reanimacionit në QKUK.
Ishte punëtor i madh dhe i zellshëm, në çdo kohë në shërbim të pacientëve.
Nga fillimi i Pandemisë Covid-19, shërbeu edhe në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, duku ofruar kujdes maksimal për pacientët me Covid-19.
Ngushëllime familjes, kolegëve dhe gjithë punëtorëve shëndetësor për këtë humbje të madhe.