Ka ndërruar jetë infermierja e Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Shukrije Kurti.
Kjo u bë e ditur nga një njoftim nga ShSKUK-ja, përcjell Gazeta Shneta.
Gjatë mbi 20 vjetëve të saj të punës, infermierja Kurti u njoh për aftësitë e saj profesionale dhe afërsinë me kolegët, por mbi të gjitha për shërbimet profesionale dhe përkushtimin e saj ndaj pacientëve.
Shërbimi i saj i palodhur la një ndikim të thellë në jetët e shumë individëve dhe familjeve.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen, stafin e klinikës dhe për të gjithë pacientët që u shërbeu me shumë përkushtim gjatë karrierës së saj./ Gazeta Shneta/




