Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A mund të ndihmojnë disa baktere të zorrëve në përparimin e Alzheimerit?

Jetë 03/11/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në kërkimin për trajtime të reja për Alzheimerin, studiuesit po hetojnë rolin e mundshëm të infeksioneve bakteriale në këtë sëmundje, duke përdorur modele të minjve.

Një bakterie e quajtur ‘’Klebsiella pneumoniae’’, e pranishme në mikrobiomën e zorrëve dhe në jashtëqitjen e një personi, mund të jetë një ndër kontribuesit e kësaj sëmundjeje, shkruan Medical, transmeton Gazeta Shneta.

Pneumoniae ndodhet në mikrobiomën e zorrëve, por nëse migron në pjesë të tjera të trupit, mund të shkaktojë sëmundje të rënda, përfshirë pneumoninë, meningjitin, infeksionet e traktit urinar (UTI), si dhe infeksione në plagë dhe në gjak. Ky bakter është veçanërisht i rrezikshëm për pacientët në spitale dhe mjedise të tjera shëndetësore.

Studiuesit nga Universiteti Shtetëror i Floridës kanë publikuar së fundmi në *The Journal of Infectious Diseases* një studim që sugjeron një lidhje të mundshme midis K. pneumoniae që depërton në tru dhe përparimit të sëmundjes së Alzheimerit. Ky hulumtim sugjeron se nëse bakteria hyn në tru, ajo mund të luajë një rol në përkeqësimin e Alzheimerit.

Ky zbulim i ri përforcon idenë se disa baktere të zorrëve mund të ndikojnë në zhvillimin e sëmundjeve neurodegjenerative, duke sjellë një perspektivë të re për diagnostikimin dhe trajtimin e Alzheimerit./Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakAftësia për të qëndruar në një këmbe: Një indikator i shëndetit neuromuskular në të moshuar
Artikulli i rradhës Ndërron jetë infermierja e Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Shukrije Kurti

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.