Ka ndërruar jetë infermierja e Spitalit të Durrësit Adriana Bebo, ka njoftuar Shoqata e Infermierëve Shqiptar.
E ndjera ka punuar në repartin e Pediatrisë në spitalin rajonal të Durrësit dhe kolegët e saj e kujtojnë si profesioniste me virtyte të larta.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar kolegë,
Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges tonë të nderuar infermieres Adriana Bebo( Jani )
Znj. Bebo kishte një eksperiencë 30 vjeçare pune në shërbim të pacientëve dhe praktikantëve të rinj ndër vite pranë Spitalit Rajonal Rajonal Durres.
Ajo punoi me përkushtim per ruajtjen e shëndetit të fëmijëve në Shërbimin e Pediatise. Dashuria për Profesionin dhe shërbimi më profesionalizëm ishin virtyte që e shoqëruan gjatë të gjithë punës së saj.
Shoqata e Infermiereve te Shqiperise i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, të afërmve, miqëve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj.
Qoftë i paharruar kujtimi!