Pap testi mund të ndihmojnë në identifikimin e kancerit të qafës së mitrës – herët dhe në shpëtimin e jetës.
Poashtu, pap testi zgjat vetëm disa minuta gjatë së cilës kohë, një gjinekolog/e do të zgjerojë hapjen e vaginës me një pajisje të quajtur spekulum shkruan BusinessInsider. Kjo i jep hapësirë, profesionisti shëndetësor për të arritur qafën e mitrës, e cila ndodhet afërsisht 4-7 inç e thellë dhe ndan vagjinën nga mitra transmeton Gazeta Shneta.
PAP-Testin mund ta bëni në Laboratorin VitaLab në Prishtinë ose Podujevë. Klikoni KËTU
Duke përdorur një instrument të ngjashëm me shpatullë dhe një furçë, gjinekologu/ja do të heq një mostër të qelizave nga qafa e mitrës. Këto mostra më pas dërgohen në një laborator ku testohen për ndonjë anomali.
“Pap testet janë të dizajnuara për ofruesit për të zbuluar çdo anomali para zhvillimit të kancerit,” thotë Dr. Tia Guster, një gjinekolog dhe obstetër i çertifikuar.
Që nga viti 1992, numri i rasteve të kancerit të qafës së mitrës dhe vdekjeve nga ky lloj, ka rënë në mënyrë të vazhdueshme, pjesërisht për shkak të një rritjeje të testimeve si nga pap testi, që zbulojnë kancerin mjaft herët për një trajtim efektiv.
Sipas ‘Shoqatës Amerikane të Kancerit’, gratë nga 35 deri në 44 vjeç përbëjnë shumicën e diagnozave të kancerit.
Andaj, duke filluar nga të 20-tat dhe duke zgjatur deri në mesin e të 60-ave, duhet të bëni një pap test një herë në tre vjet, sipas CDC-së dhe ‘Kolegjit Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve’. /Gazeta Shneta/
PAP-Testin mund ta bëni në Laboratorin VitaLab në Prishtinë ose Podujevë. Klikoni KËTU
LOKACIONET
Prishtinë: Rr. Muslim Mulliqi, Ulpiana D-2 Hyrja VI nr. 1, përballë QKUK-së – +383 44 222 842
Podujevë: Rr. 20 Qershori, përballë Spitalit – +383 44 597 035
Artikull i sponsorizuar