Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndërron jetë ish-zv.drejtoresha e Institutit Kombëtar Prof. Selvete Hoxha-Krasniqi

Lajme 11/01/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ka ndërruar jetë zëvendësdrejtoresha e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës Prof. Selvete Hoxha-Krasniqi.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerës, të cilët kanë njoftuar se Hoxha-Krasniqi ka ndërruar jetë sot, shkruan Gazeta Shneta.

“Njoftojmë miqtë dhe familjarët se sot me datë 11.01.2022 ndërroi jetë ma e dashura jonë, Prof. Dr. Selvete Hoxha Krasniqi. Në këtë dhembje të madhe ngushëllimin e gjejmë në kujtimet e bukura dhe dashurinë e pafund që e ka sjellë në jetërat tona. Varrimi bëhet të enjten në ora 12:00 në varrezat e Prishtinës. Për shkak të situatës aktuale me pandeminë e pamja nuk do të mbahet”, thuhet në njoftimin e familjes.

Ngushëllime kanë shprehur ish-kolegët e saj. Shefi i zyrës së OBSH-së në Sofje, Dr. Skender Syla, e ka vlerësuar lartë kontributin e saj në fushën e shëndetit publik.

“Sot paska ikur në amshim Profesoresha e nderuar, Selvete Hoxha Krasniqi, duke na lënë thellësisht të pikëlluar. Faleminderit për kontributin tuaj të vazhdueshëm në shëndetin publik dhe të mjedisit. Do të kujtoj përherë me respektin më të lartë”, ka shkruar Syla.

Ngushëllime ka shprehur edhe drejtori i IKSHPK-së, Prof. Naser Ramadani. “Pikëllim e dhembje për humbjen e madhe të Prof. Dr. Selvete Krasniqi, shoqe e sinqertë, kolege e madhe, profesioniste e humaniste e vërtetë! Lavdi veprës, punës dhe kontributit profesional e njerëzor! Ngushëllime Familjes e kolegëve!”, ka shkruar Ramadani.

Profesoresha e ndjerë ka qenë specialiste në Ekologji humane dhe shëndeti publik. Vite më parë ka shërbyer edhe në pozitën e zëvendësdrejtoreshës së IKSHPK-së. Ndërkaq që prej disa kohe e ndjera ka qenë në pension. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVazhdon rritja e numrit të rasteve pozitive, 356 persona infektohen për 24 orë
Artikulli i rradhës Varianti Omicron: Kjo gjendje e zakonshme mund të sigurojë mbrojtje kundër sëmundjes

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.