Ka ndërruar jetë në moshën 23-vjeçare studenti i mjekësisë në Universitetin e Prishtinës Arti Ramadani.
Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e të ndjerit përmes njoftimit në Facebook. Familja ka njoftuar se varrimi do të bëhet sot në ora 16:30 në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, shkruan Gazeta Shneta.
Kolegët e Fakultetit të Mjekësisë janë tronditur nga lajmi për vdekjen e Artit.
Gzim Abrashi në emër të studentëve të FM-së ka shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve për këtë humbje tragjike.
“Fjalet e shumta e shume te mira per Artin e bejne me te lehte dhimbjen sidomos per koleget e tij te grupit e te gjeneratës”, ka shkruar Abrashi. /Gazeta Shneta/




