Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndërron jetë në QKUK i dyshuari për vrasje

Lajme 06/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një person i dyshuar në një rast vrasjeje ka ndërruar jetë në QKUK gjatë orëve të hershme të mëngjesit së djeshëm, ndërsa Prokuroria ka urdhëruar nisjen e hetimeve për sqarimin e plotë të rrethanave.

Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, rasti është raportuar më 05 dhjetor 2025 rreth orës 04:30 në Emergjencën e QKUK-së, ku ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e M.R, rreth 45-vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, viktima ishte dërguar në Emergjencë mbrëmjen e 04 dhjetorit, rreth orës 23:00, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Pavarësisht trajtimit, më 05.12.2025 rreth orës 04:00 ai ka ndërruar jetë.

Informacionet e siguruara tregojnë se M.R ka qenë i shtrirë në Klinikën e Psikiatrisë Forenzike, pasi ishte i dyshuar në një çështje vrasjeje.

Njësia e Hetimeve ka njoftuar Prokurorin kujdestar për krime të rënda, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion, në mënyrë që të përcaktohet shkaku i vdekjes dhe të sqarohen të gjitha rrethanat.
Hetimet janë në vazhdim./Sinjali/

 

Artikulli paraprakMorina: Mjegulla dhe ndotja e ajrit po rrezikojnë rëndë pacientët me astmë e sëmundje kronike respiratore
Artikulli i rradhës Çokollata e errët mund të ulë tensionin e gjakut

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.