Për nxënësit e një klase në shkollën fillore “Fazli Grajqevci” nuk do të ketë mësim sot për shkak të vdekjes së mësueses së tyre Lindita Preteni.
Vdekja e papritur e mësueses 24-vjeçare ka tronditur kolektivin e shkollës. Në njoftimin e mortit, kolegët e të ndjerës kanë shprehur dhimbjen e thellë, transmeton Gazeta Shneta.
Lexoni njoftimin e plotë të shkollës
SHFMU “Fazli Greiçevci”
LAJMERIM
Me dhimbje te thell, ju Lajmerojme , se sot, morrem lajmin e hidhur per vdekjen e mesimdheneses, Lindita Preteni. Ajo ishte nje engjull, me vyrtyte te larta ku beri per vete te gjithe stafin dhe komunitetin.
Ende spo besojme…LINDA do mbetesh e paharrueshme per ne! Per nxenesit e tu, qe me padurim prisnit Festen e Abetares…




