Ka humbur betejën ndaj covid-19 pedagogu Llambro Filo.
Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë pedagogu Llambro Filo në spitalin e Infektivës në Tiranë si pasojë e virusit korona shkruan Dosja.al, transmeton GazetaShneta.
Filo ishte i shtruar prej disa ditësh në spitalin e Infektivës dhe nuk ka arritur ta fitojë betejën kundër covid-19.
Filo, ishte pedagog në Universitetin e Tiranës por edhe autor i shumë librave historik dhe teksteve shkollore./Dosja.al