Prof. Dr. Gazmed Shaqiri ka ndërruar jetë sot, ka njoftuar drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare Dr. Hajriz Rudari.
“Të nderuar kolegë, me dhimbje të thellë ju njoftoj se sot me datë 15 Korrik 2019, pas një sëmundjeje të rëndë, ndërroi jetë Profesori ynë i nderuar dhe themeluesi i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, në Rep. e Kosovës Prof. Dr. Gazmend Shaqri. Në emrin tim personal, të kolegëve dhe gjithë stafit të Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare më lejoni të ju shpreh ngushëllimet e mija, familjes, kolegëve dhe mbar popullit të Kosovës! I përjetshëm qoftë kujtimi për Profesorin e nderuar!”, ka shkruar Rudari.
Ngushllime ka shprehur edhe deputeti i LDK-së, neurokirurgu Dr. Haxhi Avdyli. “Ngushllime të gjithë kolegëve e qytetarëve Kosovarë ,për ikjen në amshim të doajenit të Kirurgjisë Kosovare Gazmend Shaqirit”, ka shkruar Avdyli. /Gazeta Shneta/