Dr. Bevan Hyder është suspenduar për 4 muaj nga puna pasi u konsideruar se i rrezikoi pacientët me punën e tij 24 orëshe pa pushuar fare
Një doktor në Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë në Britaninë e Madhe punoi 24 orë pa ndërprerë pasi kishte nevojë për më shumë para për të paguar për kredinë e shtëpisë, shkruan mirror.co.uk, transmeton Gazeta Shneta.
Por Këshilli i Përgjithshëm Mjekësor e cilësoi këtë veprim të tij si “rrezik për pacientët” dhe e suspendoi me katër muaj nga puna. Dr. Bevan Hyder u pezullua nga puna pasi mbikëqyrësi i tij e gjeti fajtor për sjellje të keqe.
Këshilli ka gjetur se Dr. Hyder e kishte lëshuar punën deri në 1 orë e 42 minuta më herët sesa orari i caktuar, për të shkuar në një spital tjetër ku do të vazhdonte ndërrimin tjetër 12 orësh.
“Edhe pse nuk kishte prova për shkaktim të ndonjë dëmtimi tek pacientët, Dr. Hyder ka vënë pacientët në rrezik të panevojshëm”, thuhet në deklaratën e Këshillit.
Mjeku kishte deklaruar para një organi gjykues se nuk ndjente lodhje për shkak të stërvitjeve të tij fizike. Ai ishte arsyetuar se kishte punuar për shkak të pacientëve, e jo për të fituar para. /Gazeta Shneta/