Ka ndërruar jetë specialistja e pediatrisë, Dr.Sanije Shala – Demiri.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës, përmes një postimi në faqen zyrtare shkruan GazetaShneta.
Dr.Shala – Demiri ka qenë specialiste e pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë.
Postimi e plotë mund t’a gjeni më poshtë.
Ndahet nga jeta Dr. Sanije Shala-Demiri.
Dr. Shala-Demiri ka qenë specialiste e pediatrisë, dhe i ka shërbyer pacientëve pranë Spitalit të përgjithshëm në Mitrovicë. Ishte mjeke e përkushtuar ndaj profesionit të saj.
Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj.





