Asgjë nuk mbeti e njejtë që kur filloi pandemia Covid-19 në botë.
Kjo duke përfshirë edhe faktin se shumë nëna ishin të ndrojtura për të përjetuar lindjen e fëmijëve të tyre si pasojë e infektimit apo frikës ndaj Covid-19 shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Sipas një studimit të CDC-së, gjatë verës së vitit 2020, 1,344 spitale u angazhuan dhe studiuesit zbuluan se nënat që ishin me Covid-19, 14% e tyre ishin të dekurajuara të praktikonin kontaktin lëkurë në lëkurë me foshnjen e tyre, kurse 6.5% ishin të ndaluara plotësisht për të praktikuar këtë metodë.
Shumë spitale, rreth 40% e tyre ishin të detyruara të ndanin nënën nga foshnja e porsalindur dhe 5% e ndaluan këtë metodë plotësisht.Në anën tjetër, pothuajse 13% e nënave nuk praktikuan gjidhënien.
Sipas studiuesve, këto ishin disa nga zbatimet ndaj të cilave stafi shëndetësorë ishin të obliguara t’ju përmbahen për të parandaluar përhapjen e Covid-19.
“Gratë me Covid-19 apo të dyshuara, të cilat nuk praktikuan gjidhënien, kontaktin lëkurë në lëkurë dhe qëndruan larg foshnjeve të tyre duhet të kenë nevojë për mbështetje”, raportuan studiuesit./GazetaShneta/