Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë tekniku i parë i anestezisë, Rizah Beha.
Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë shëndetësore (OIK) në një postim në faqen zyrtare shkruan GazetaShneta.
“Ai ishte tekniku i parë i anestezionit në Kosovë, derisa vdiq në mënyrë aksidentale. Gjatë tërë jetës së tij, Rizah Beha u dallua si një punëtor i vyer, që kreu detyrat e tij me një përkushtim të lartë.”, thuhet në njoftim.
OIK ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit dhe kolegëve të tij./GazetaShneta/