Dhjetëra qytetarë i janë drejtuar sot Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për të kryer testin për koronavirus.
Por janë kthyer mbrapsht për shkak se Instituti sot nuk ka punuar për marrjen e mostrave, shkruan Gazeta Shneta.
Një qytetarë ka dërguar një video në adresë të Gazetës ku shihen dhjetëra persona duke pritur në rend tek tenda e IKSHPK-së, por aty nuk duket asnjë punonjës i Institutit.
Ata ankohen se askush nuk iu ka dhënë përgjigje dhe sqarime pse nuk po punohet. Ndryshe sot është Dita e 28 Nëntorit, por kryeministrit Avdullah Hoti ka njoftuar se kjo festë nuk do të jetë pushim për institucionet. /Gazeta Shneta/