Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndikimi i agjërimit te pacientët me sëmundje autoimune – flet Dr. Mjellma Rexhepi, reumatologe

Lajme 11/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sëmundjet autoimune përbëjnë një grup të gjerë patologjish, të cilat, sipas ekspertëve po rriten vazhdimisht. Këto sëmundje nuk prekin vetëm një organ të caktuar, por mund të përfshijnë disa organe dhe sisteme trupore. Në muajin e Ramazanit shpeshherë pacientët me këto sëmundje përballen me dilema mbi ndikimin e agjërimit në shëndetin e tyre.

Sipas Dr. Mjellma Rexhepit, reumatologe në QKUK, është e rëndësishme që çdo pacientë të konsultohet me mjekun përpara se të vendosë të agjërojë, shkruan Gazeta Shneta.

“Agjërimi ka rëndësinë e vet por pacientët që agjërojnë duhet të marrin konsulta dhe një mendim nga mjeku – reumatologu i tyre”, potencoi ajo.

Tutje Dr. Rexhepi u shpreh se agjërimi mund të ketë ndikime pozitive dhe negative në organizëm te këta pacientë me sëmundje autoimune.

“Mungesa e ushqimit shkakton autofagi, ku kjo i shkatërron ato qeliza e dëmshme në organizmin e njeriut dhe i kthen në energji por nëse nuk kemi një pacientë të stabilizuar dhe ai nuk mund të marrë terapinë në kohën e duhur, agjërimi mund të shkaktojë përkeqësim të simptomave”, shpjegon ajo.

Sa i përket marrjes së ushqimeve, reumatologia Rexhepi këshillon se disa ushqime që mund të konsumohen gjatë periudhës së iftarit dhe syfyrit mund të ndihmojnë në uljen e inflamacionit.

“Produktet që përmbajnë omega-3 si peshku, sardinat, pastaj arrorët, farat chia, probiotikët, kosi kefiri dhe produktet shtazore. Preferohet që gjatë syfyrit të konsumohet një ushqim më i lehtë”, theksoi Dr. Rexhepi.

Për këto dhe këshilla të tjera ndiqni videon më poshtë:

Artikulli paraprakPrevalenca e sëmundjeve kronike te fëmijët rritet në 30% gjatë 20 viteve të fundit
Artikulli i rradhës Si ndikon çekuilibri i baktereve të zorrëve në ashpërsinë e sklerozës multiple

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.