Fruktoza është një sheqer natyral që gjendet në fruta, perime dhe mjaltë.
Fruktoza mund të jetë e keqe për shëndetin tuaj kur konsumohet si pjesë e shurupit të misrit me fruktozë të lartë në ushqimet e përpunuara, thotë burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Studimet e kaluara kanë lidhur marrjen e shurupit të misrit me fruktozë të lartë me shumë sëmundje, përfshirë kancerin.
Fruktoza është sheqeri natyral që gjendet në fruta, si dhe në disa perime dhe mjaltë. Kur konsumohet nga një burim natyror si mollë ose hurma, fruktoza nuk konsiderohet e dëmshme për shëndetin e një personi.
Megjithatë, kur fruktoza konsumohet si pjesë e shurupit të misrit me fruktozë të lartë përmes pijeve të përpunuara si soda atëherë mund të bëhet një shqetësim shëndetësor.
Studimet e kaluara e lidhin konsumin e fruktozës ose shurupit të misrit me fruktozë të lartë me një rrezik në rritje për sëmundjen e Alzheimerit, diabetin e tipit 2, sëmundjen e mëlçisë yndyrore, sëmundjet e veshkave dhe kancerin.
“Fruktoza gjendet natyrshëm në disa fruta dhe perime – kështu që njerëzit kanë qenë gjithmonë të ekspozuar ndaj saj”, tha për Medical News Today, Dr. Gary Patti, PhD, Michael dhe Tana Powell, profesor i kimisë, gjenetikës dhe mjekësisë në Universitetin e Uashingtonit.
“Ajo që ka ndryshuar gjatë katër deri në pesë dekadave të fundit është se ne filluam ta përdorim atë si një ëmbëlsues artificial në ushqimet e përpunuara. Si rezultat, shumë njerëz janë të ekspozuar ndaj niveleve shumë më të larta se kurrë më parë. Është e rëndësishme të kuptohet se çfarë ndikimi ka kjo në shëndetin e njeriut”, shtoi ai.
Patti është autori kryesor i një studimi të ri të botuar së fundmi në revistën “Nature”, i cili ka zbuluar se fruktoza dietike mund të nxisë rritjen e tumorit në modelet e kafshëve të melanomës, kancerit të gjirit dhe kancerit të qafës së mitrës. /Gazeta Shneta/


