Ndjekësit e këngëtares Altuna Sejdiu e kanë kritikuar atë për mënyrën se si e ka mbajtur foshnjën në krah derisa pozonte
Këngëtarja shqiptare, Altuna Sejdi e njohur si Tuna, është mjaftë aktive në rrjete sociale, ku publikon fotografi e video nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, këngëtarja ka marrë komente të shumta negative në një fotografi të publikuar në “Instagram”. Kjo për arsyen e një fotografie të publikuar me dy fëmijët e saj, djemtë, Tianin dhe Zen.
Në fotografi e publikuar shihet se ka pozuar e lumtur, megjithatë vëmendja bie te mënyra se si e mban në krahë djalin e saj, Zen i cili nuk ka shumë kohë që ka lindur.
Kjo gjë iu ka renë në sy edhe ndjekësve të këngëtares të cilët i kanë shkruar kritika të shumta se si e mban kokën e fëmijës e cila siç duket në foto po qëndron poshtë.