Sezoni gripit sapo ka filluar dhe të gjithë duhet të ndërmarin disa masa për të mbrojtur veten dhe njerëzit rreth tyre.
Më poshtë janë 5 mënyra për të luftuar përhapjen e gripit.
1. Beni vaksinën kundër gripit.
Vaksina është mënyra më e mirë për tu mbrojtur nga gripi. Ajo jo vetëm që ju mbron juve por mbron dhe të tjerët rreth jush.
2. Lani duart shpesh.
Me përjashtim të vaksinës, larja e duarve është mënyra më e mirë për tu mbrojtur nga viruset e mikrobet.
3. Mbani distancën nëse dikush është i sëmurë.
Virusi i gripit shpërndahet edhe nëpërmjet ajrit, kështu që qëndroni larg njerëzve që duken të sëmurë. Gjithashtu është një ide e mirë të shmangi prekjen e gojës, hundës apo syve pasi janë vendet nga të cilat virusi e ka më të lehtë për tu futur në trup.
4. Kollituni apo tështini në një shami dhe jo në dorë.
Në këtë mënyrë ju nuk do ta shpërndani virusin në sipërfaqet që prekni, pasi familjaret tuaj mund ta marrin virusin duke prekur siperfaqet që ju keni prekur.
5. Qëndroni në shtëpi nëse jeni të sëmurë.
Ju nuk doni t’ja kaloni virusin dikujt tjetër. Ky mund të jetë dhe një “justifikim” i mirë për të bërë pak pushim dhe të kaloni pak kohë vetëm./pernenat/