Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndotja e ajrit lidhet me rrezikun e demencës, sipas një studimi të ri

Jetë 25/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ekspozimi i zgjatur ndaj ajrit të ndotur mund të rrisë rrezikun për zhvillimin e demencës, ka zbuluar një studim i ri i publikuar në revistën “The Lancet Planetary Health”.

Ky është studimi më i madh deri më sot që konfirmon lidhjen mes ndotjes së ajrit dhe shëndetit të trurit, ndonëse ende nuk është kuptuar plotësisht mekanizmi biologjik që ndikon në këtë rrezik, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Demenca prek rreth 57 milionë njerëz në botë dhe ndodh kur qelizat nervore në tru dëmtohen ose humbin lidhjet mes tyre. Deri tani, disa faktorë rreziku janë identifikuar – përfshirë ndotjen e ajrit – por nuk ka pasur qartësi mbi ndotësit më të rrezikshëm.

Studiuesit nga Universiteti i Kembrixhit analizuan të dhënat e 51 studimeve me gati 30 milionë pjesëmarrës, kryesisht nga vende me të ardhura të larta. Ata gjetën lidhje të forta midis demencës dhe ekspozimit ndaj grimcave të imta nga gazrat e makinave, termocentralet dhe pluhuri, si dhe ndaj dioksidit të azotit dhe blozës nga djegia e karburanteve.

Këto ndotës duket se kanë ndikim më të madh në demencën vaskulare sesa në sëmundjen e Alzheimerit.

Sipas studiuesve, ndotja e ajrit mund të shkaktojë inflamacion dhe stres oksidativ në tru – dy procese të lidhura me dëmtimin e qelizave dhe me fillimin e demencës. Megjithatë, mbetet e paqartë kur gjatë jetës ndotja ndikon më shumë

Studiuesit dhe organizatat e kujdesit për demencën i bëjnë thirrje qeverive të forcojnë rregullat për cilësinë e ajrit. “Shumë më tepër duhet bërë për të luftuar këtë kërcënim të padukshëm,” tha Dr. Isolde Radford nga Alzheimer’s Research UK. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakEkzaminimet radiologjike tek fëmijët më të ndjeshme dhe me përgjegjësi më të lartë – Dr. Muharrem Sadiku shpjegon ndikimin e rrezatimit
Artikulli i rradhës IKShPK: Nga testet e fundit, uji i pishinës së Gërmisë është brenda standardeve

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.