Masat kufizuese ndaj koronavirusit kanë luajtur një rol në shkaktimin e rënies së ndjeshme të niveleve të ndotjes në Evropë gjatë muajit të kaluar, ka thënë Agjensia Evropiane e Hapësirës (ESA).
Nivelet e dioksidit të azotit janë ulur rreth 50% në disa qytete, duke theksuar se rënia përkon me “masat kufizuese të karantinës të zbatuara në të gjithë Evropën” shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Përmirësimet në cilësinë e ajrit ishin veçanërisht të qarta në Francë, Spanjë dhe Itali.Paris pati një rënie dramatike prej 54% në përqendrimet e dioksidit të azotit.
Përqendrimet e dioksidit të azotit ndryshojnë gjerësisht nga dita në ditë për shkak të luhatjeve të emetimeve, si dhe ndryshimeve në kushtet e motit, tha agjensia gjithashtu, duke pranuar se ekziston një “ndryshueshmëri e shkaktuar nga moti”, gjë që e bën të vështirë “tërheqjen e konkluzioneve bazuar vetëm në matje ditore ose javore “./GazetaShneta/