Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndrejaj: Ende nuk dihet kur fillon IVF-ja, këto shërbime nuk do të jenë krejtësisht falas por me kosoto më të ulët sesa në privat

Lajme 13/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i Klinikës së Obstetrikës dhe Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me punën që po bëhet për të filluar me shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor, IVF.Ndrejaj tha se infrstruktura dhe stafi janë të gati ndërsa pritet vetëm furnizimi me aparatura.

“Ministri Vitia është shumë aktiv nga ana e përmirësimit të kushteve sidomos në Klinikën e Gjinekologjisë. Janë disa projekte që po ecin paralelisht për renovim të Klinikës. Kemi projektin e fertilizimit in vitro (IVF) që është vetëm në fazën e tenderimit të furnizimit me aparatura. Këto janë procedura që nuk mund të anashkalohen në Kosovë, duhet të percillen me tendera dhe është kjo një pengesë derisa të realizohet ndërsa pjesa tjetër është e rregulluar si nga infrastruktura dhe stafi janë të gatshëm. Presim vetëm pjesën e aparaturave të na arrijmë dhe jemi të gatshëm me fillu me IVF” tha Ndrejaj. Ai nuk dha afate kohore se kur pritet me fillu ky shërbim.

“Për afate kohore se kur pritet me fillu ky proces është vështirë me fol për shkak se ka shumë aspekte që duhet të përcillen, duhet të percillet ligji dhe legjislatura dhe nuk mundem me dhan një afat të saktë. Dëshira jonë ka qenë që me kohë të fillohet gjatë këtij viti,  por si po ecin punët me tenderë dhe me procedurat administrative pak është e vështirë të jepet një afat kohor. Dëshira dhe vullneti është i madh si nga Ministria e Shëndetësisë, si nga ministri Vitia dhe nga ne por afate kohore nuk mundem të jap saktësisht .

Ndrejaj tha se ka kërkesa shumë të larta për shërbimin e IVF-së.

Ai bëri të ditur se këto shërbime nuk pritet të jenë krejtësisht falas pasi ka harxhime të larta.“Ka kërkesa të larta për shërbimin IVF, për vetë faktin që është një shërbim i shtrenjtë, në privat shkon një intervenim diku deri 3-4 mijë euro atëherë edhe kërkesat janë të mëdha. Këto shërbime ndoshta nuk do të jenë edhe falas  sepse është e pamundur se ka harxhime të mëdha mirëpo do të jetë një kosto më e ulët se në spitalet private” tha Ndrejaj./Gazeta Blic/

Artikulli paraprak Edhe pijet dietike mund të rrisin nivelet e insulinës
Artikulli i rradhës ‘Bufat e natës’ mund të kenë një rrezik më të lartë të zhvillimit të diabetit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.