Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndryshimi i temperaturave rrit numrin e pacientëve që kërkojnë ndihmë në Tetovë

Lajme 20/01/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Temperaturat jo konstante kanë rritur numrin e pacientëve që kërkojnë ndihmë në Spitalin e Tetovës. Më të prekur janë fëmijët dhe personat që janë me sëmundje krronike të cilët ankohen për dhimbje fyti, temperatura, kollitje dhe probleme me gëlltitjen.

“Për shkak të ndryshimeve të temperaturave pasi kemi osilime të temperaturave gjatë natës bie në minus e gjatë ditës kemi një rritje mbi zero, dhe kjo ka ndikuar që numri i pacienteve të vinë të kërkojnë ndihmë për shkak të virozave sezonale, për shkak të gripit që është normale për këtë kohë, kemi diku nga 10 deri në 30%, rritje të numrit të pacienteve. Ankesat më të zakonshme të pacienteve janë: rritje të temperaturës, kollitje, teshtitje, problem me gëlltitjen, probleme me sekrecion nga hundët, këta janë ato simptomat e zakonshme të virozave sezonale”, theksoi mjeku familjar, Bekim Ismaili.

Mjeku Ismaili, apelon që sa më shumë të konsumohen lëngje, dhe në qofte se pacientët shohën se kanë simptoma të virusit të qëndrojnë në shtëpi ose të mbajnë maska.

“Ne ju sugjerojmë të marrin lëngje sa më shumë. Apeli jonë është të kenë kujdes ata të cilët kanë simptome te virusit sezonal, mundësisht mos të frekuentojnë vende ku janë të mbyllura, ku më lehtë mund të përhapim këtë virus, pra të bëjnë një izolim. Nëse e kanë të patjetërsueshme të shkojnë ti mbajnë maskat, që sa do pak të mbrojnë veten, por edhe familjarët dhe shoqërinë, dhe ta marrin terapinë e rregullt”, thotë Ismaili, raporton zhurnal.mk

Ismaili thotë më tej se ka pasur raste ku simptomat kanë qënë si të “Covid 19”, por analizat kanë treguar se pacientët nuk janë të prekur nga ai virus. Ai më tej shtonë se numri i pacientëve me grip mund të rritet me fillimin e vitit akademik dhe sipas tij këta viruse do jenë prezent deri ka mesi i muajt shkurt.

 

Artikulli paraprakParashikimi i motit për ditën e hënë
Artikulli i rradhës Prishtina sot: Renditet e 24-ta në botë për cilësinë e ajrit

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.