Nëse dëshironi një bebe vajzë, mos bëni marrëdhënie afër ovulacionit.
Kështu thotë një besim i vjetër, i cili pohon se sperma me kromozomet Y – që bëjnë bebe meshkuj, notojnë më shpejt dhe nëse dëshironi vajzë spermatozoidi duhet të notojë më shumë. Ideja nuk ka gjetur mbështetje shkencore por tani mund të shikoni për zbulumin e fundit i cili thotë se përmes shpejtësisë së spermës mund të vendosni për gjininë e foshnjës tuaj, transmeton Gazeta Shneta.
Përveç formës së tyre, X është tre herë më e gjatë se Y ato gjithashtu kanë edhe kromozome të ndryshme. Sipas hulumtimit, shumë prej spermës X notojnë me gjysmën e shpejtësisë që notojnë kromozomet Y. Edhe kur shkencëtarët përdorën kromozomet në fekondimin in vitro, shumica e fryteve lindën meshkuj.
Pavarësisht metodave të tjera, sipas shkencëtarëve kjo është metoda më e sigurtë dhe mund të provoni nëse dëshironi fëmijë të një gjinie të caktuar./GazetaShneta/