Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndryshojnë procedurat në Shqipëri, Librezat Shëndetësore tani tek mjeku i familjes

Lajme 05/10/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë publik vendimin e uljes së çmimit të librezës në 100 lekë. Regjistrimi i fëmijëve ne kopshte e çerdhe vetëm me dokumentin e vaksinimit
Të gjithë të punësuarit në biznese privatë kryesisht bare dhe restorante, por edhe arsimtarët tashmë nuk kanë nevojë të vërtiten dyerve të Drejtorive të Shëndetit Publik apo Drejtorive të Higjienës për tu pajisur me Librezë shëndetësore. Në bazë të vendimit më të fundit të marrë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ky dokument tashmë mund të merret pranë mjekut të familjes i cili ka edhe kartelën dhe ecurinë shëndetësore të çdo pacienti të tij. Po kështu, për këtë dokument sipas vendimit, nuk duhet të paguhet 500 lekë, por vetëm 100 lekë. “Të ulet me 5 herë tarifa administrative për librezat shëndetësore. Tarifa simbolike do të jetë 100 leke. Mbi 100.000 libreza shëndetësore në të gjithë vendin, tashmë do të merren tek mjeku i familjes, aty ku gjendet dhe kartela shëndetësore , duke eliminuar kështu sorollatjet dhe radhët nëpër zyrat e drejtorive të higjienës “ bën me dije ministrja Manastirliu. Deri më tani të gjithë ata persona të cilët duhet të pajiseshin me Librezë Shëndetësore kryenin tri ekzaminime si koprokultura, vizitë tek mjeku dermatolog dhe grafi pulmoni për të përjashtuar sëmundjet të ndryshme infektive. Tashmë, do të jetë mjeku i familjes i cili nën gjykon ecurinë shëndetësore të pacientit të tij, dhe më pas merr vendimin nëse duhet dërguar për ekzaminime plotësuese në momentin e paraqitjes.

Një tjetër lehtësi vjen edhe për prindërit të cilët regjistrojnë fëmijët në kopshte dhe çerdhe. Tashmë nuk është e nevojshme marrja e një sërë analizash dhe vërtetimesh në dyert e drejtorive të higjienës, por vetëm duke depozituar dokumentin e vaksinimit./afp.al/

Artikulli paraprakDyvjeçarja që po çmend botën: Bëhet hit dhe ka mbi 2 milionë ndjekës
Artikulli i rradhës Razije Musa tregon se sa të rrezikshme mund të jenë turshitë për nënat gjidhënëse

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.