Nga 491 mostra të marra nga SHKUK janë konfirmuar 193 raste të reja me Covid-19.
Gjatë 24 orëve janë shëruar 205 pacientë, ndërsa 8 pacientë kanë ndërruar jetë shkruan GazetaShneta.
Sipas IKSHPK-së, deri më sot janë 10,998 raste, 373 viktima dhe 6,616 të shëruar.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 56 raste, komuna Pejë 18 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Vushtrri 13 raste, komuna Mitrovicë 11 raste, komuna Prizren 11 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Han i Elezit 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Kamenicë dhe Istog./GazetaShneta/