Ndonjëherë duket se jeni tepër të moshuar për të nisur një hobi të ri apo për të ndryshuar karrierën. Megjithatë, një studim i ri sugjeron se kulmi i funksionimit mendor tek njerëzit arrihet midis moshës 55 dhe 60 vjeç.
Ndërsa studime të mëparshme treguan se kulmi fizik ndodh në të 20-at dhe fillimin e të 30-ave, studiuesit australianë zbuluan se aftësitë tona psikologjike vazhdojnë të përmirësohen me kalimin e kohës, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.
Studiuesit identifikuan 16 karakteristika kryesore psikologjike, përfshirë aftësitë njohëse si arsyetimi dhe memoria, si dhe pesë tiparet kryesore të personalitetit: hapësia, ndërgjegjshmëria, ekstroversioni, bashkëpunimi dhe stabiliteti emocional. Analiza e të dhënave zbuloi se funksionimi mendor arrin kulmin midis 55 dhe 60 vjeç, duke filluar të bjerë rreth moshës 65.
Disa tipare individuale, si ndërgjegjshmëria dhe stabiliteti emocional, arrijnë kulmin edhe më vonë, përkatësisht në 65 dhe 75 vjeç.
Studiuesit theksojnë se mosha nuk përcakton vetë funksionimin njohës. Për këtë arsye, vlerësimet duhet të fokusohen tek aftësitë reale të individëve dhe jo bazuar vetëm në moshë. Ky studim na tregon se edhe në moshë të matur, mendja jonë mund të jetë më e mprehtë se sa mendojmë. /Gazeta Shneta/


