Gjithçka do jetë ndryshe!
Kur shkollat fillore fillojnë të rihapen në qershor, mësimet do të vazhdojnë, por jo me një peisazh të njohur për ta shkruan Mirror, transmeton GazetaShneta.
Tavolinat do jenë të ndara me një distancë dy metra larg njëri-tjetrit, lodrat e blloqet nuk do të jenë me pjesë e ambientit të tyre.
Dreka do shërbehet tek secili, koha e lojës do planifikohet dhe gjithashtu koha e tualetit.Kontakti me mësuesit do të jetë i kufizuar.
Sekretari i Shëndetësisë Gavin Williamson ka thënë se shkollat duhet të kenë fleksibilitet për të ndjekur udhëzimet e qeverisë, siç po ndodh në Danimarkë.
Larja e vazhdueshme e duarve do të jetë në vend kur fëmijët të hyjnë në klasë, të vijnë nga loja dhe para dhe pas ngrënies.
Udhëzimet thonë: “Konsideroni si t’i inkurajoni fëmijët e vegjël të mësojnë dhe praktikojnë këto zakone përmes lojërave, këngëve dhe përsëritjes.”./GazetaShneta/