Sot shënohet dita botërore e zemrës me qëllim të ndërgjegjësimit, edukimit dhe informimit të qytetarëve për sëmundjet e zemrës, të cilat janë shkaktar kryesor i vdekjeve në gjithë botën.
Për nder të kësaj dita QKMF-ja e Prishtinës, është duke e zhvilluar nje aktivitet në sheshin “Skenderbeu”, ku edhe është vendosur tenda në mënyrë që qytetarët të këshillohen, informohen për zemër të shëndoshë nën moton” Një zemër për zemrën”, shkruan Gazeta Shneta.
Bëhet e ditur se këtij aktiviteti i është bashkangjitur ekipa nga urgjenca e qytetit e cila demostroi në mënyrë praktike ecurinë e dhënjes së ndihmës së parë tek personat që pësojnë arrest kardiak(RKP).
Po ashtu sipas njoftimit mësohet se aktiviteti për Ditën e Zemrës vazhdon edhe ne katër qendrat e qendrimit ditorë për të moshuar. Gjatë aktivitetit është bërë matja e parametrave vital, këshillimi për aktivitet fizik, ushqimin e shëndetëshëm, si dhe është shpërndarë material edukativo-shëndetësor.
Njoftimi i plotë:
<
/Gazeta Shneta/