Restoranti “Higjiena” i cili ndodhet brenda hapësirave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është përfshirë nga zjarri sot në mëngjes.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) përmes një postimi ka treguar se pas incidentit puna në QKUK ka vazhduar në rregull, shkruan Gazeta Shneta.
Në njoftim ata kanë treguar se ende nuk dihet se ga çfarë është shkaktuar zjarri.
Njoftimi i plotë:
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), njofton se gjatë orëve të hershme të mëngjesit te ditës së sotme, ka ndodhur një zjarr në një nga lokalet që gjendet brenda oborrit të QKUK (lokal afarist kafiteri). Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi emergjent i zjarrfikësve dhe njësiti Policor i Kosovës. Ende nuk dihet se nga çfarë është shkaktuar zjarri.
Po ashtu QKUK, njofton qytetarët se klinikat e Qendrës Klinike Universitaret të Kosovës janë duke funksionuar normalisht dhe se puna është duke u zhvilluar në rregull.
/Gazeta Shneta/




