Në Ditën e Fëmijëve, kërkohet që shtetit të kujdeset më shumë për ta

2018-06-01 në ora 08:21

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, 1 Qershori, është shënuar sot me një konferencë të organizuar nga Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore. Në këtë ngjarje ka marr pjesë edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila ka deklaruar se institucionet e Kosovës duhet të investojnë më shumë në të ardhmen e fëmijëve, pasi zhvillimi i një vendi dhe shoqërie është në dorën e tyre.

“Shënimi i kësaj dite duhet të na rikujtojë se të gjithë ne si individ shoqëri institucione se e kemi për obligim të angazhohemi ndaj mirëqenies së fëmijëve tanë. Fëmijët konsiderohen shtylla e ndërtimit të një shteti dhe shoqërie të fortë. Zhvillimi i vendit është pikërisht në dorën  e tyre prandaj çdo investim që bëhet në ta sot është investim në shoqëri të qëndrueshme”.

Sipas saj, politikat dhe veprimet që ndërmarrin sot do të përcaktojnë nëse fëmijët tanë do të shfrytëzojnë potencialet e tyre apo do të mbesin të margjinalizuar. Ajo shtoi se dështimi për të investuar në fëmijët sot sjell pasoja në të ardhmen. “Politikat dhe veprimet që ndërmarrin sot do të përcaktojnë nëse fëmijët tanë do të shfrytëzojnë potencialet e tyre apo do të mbesin të margjinalizuar. Çdo fëmijë duhet të jetë i rrethuar me dashuri dhe kujdes është më e pakta që gjithsecili nga ne mund të bëjmë për ta”.

“Me edukim cilësor fëmijët ende mund të dalin nga rrethi i varfërisë në të cilën ata pa zgjedhjen e tyre kanë qenë. Në Kosovë fëmijët hasin sfidat nga në të ndryshëm mungesa e qasjes në edukim, cilësi shërbime mjekësore qasje në hapësira mund të ndikojnë në zhvillimin e tyre”. “Fëmijët e komuniteteve pakicë, por në shumë raste edhe të asaj shumicë janë viktima të mjaftueshme të abuzimeve nga të rritur duke i detyruar të dalin në rrugë për të punuar apo për të kërkuar lëmoshë. Në si shoqëri kemi ende shumë punë për të bërë për të siguruar implementimin e të drejtave të plota të gjithë fëmijëve. Ne nuk mund të mbyllim sytë dhe të injorojmë realiteti që na rrethon. Dështimi për të investuar në fëmijët sot sjell pasoja në të ardhmen”.

Ndërsa Rudinë Fetahaj, drejtoreshë ekzekutive e Konferencës tha se nuk duhet të qëndrojmë si shoqëri duarkryq por duhet të veprojmë për përmirësimin  e situatës së fëmijëve. “Ne sot nuk duhet të qëndrojmë duarkryq dhe të lutemi për fatin e mirë por duhet ta shohim veten si faktorë kyç që mund të ndryshojmë. Uroj që t’i shohim fëmijët si forcë potenciale e ndryshimit të këtij vendi”

Nezahate Salihu nga SOS fshatrat e fëmijëve  tha se fëmijët meritojnë të jetojnë në një shoqëri dhe familje që i përkrah dhe janë të përgjegjshme ndaj tyre. “Çdo fëmijë mendoj e duhet të ritet me një familje që u përkrah…ne si shoqëri duhet të veprojmë duhet të besojmë në fëmijët tanë ne duhet të jemi të përgjegjshëm ndaj tyre, duhet të fuqizojmë fëmijët që në të ardhmen të jenë kontribuues më të mëdhenj”.

Kjo konferencë dy ditore do të përbehet nga 5 fjalime nga profesionistë të shkencave sociale dhe shëndetësore, 15 poster prezantime, 35 prezantime orale, kuiz me fëmijë të pesë shkollave fillore dhe 4 fjalime inspiruese nga fëmijët. /ekonomiaonline