Dy nëna kanë sjellë në jetë fëmijë binjakë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK gjatë ditës së djeshme.
Në raport janë shënuar gjithsej 25 nëna të cilat kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas gjinisë, dje kanë lindur 19 djem dhe tetë vajza.
Me operacion cezarian kanë kryer lindjen katër nëna, ndërsa për herë të parë kanë hyrë në sallën e lindjes 12 gra. /Gazeta Shneta/




