Oda e Infermierëve të Kosovës ka organizuar një aksion vullnetar për dhurim gjaku në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, në kuadër të shënimit të 12 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë.
Në aksion morën pjesë kryetarja e OIK-ut, Nexhmije Gori, përfaqësues të organeve të Odës dhe anëtarë të Këshillit Drejtues, përcjell Gazeta Shneta.
Sipas njoftimit të OIK-ut, aktiviteti u organizua në shenjë solidariteti dhe humanizmi, duke theksuar rëndësinë e dhurimit të gjakut për pacientët që kanë nevojë për trajtim.
Nga Oda e Infermierëve u tha se kjo ditë shërben edhe për të vlerësuar rolin dhe kontributin e infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë në sistemin shëndetësor dhe kujdesin ndaj qytetarëve./Gazeta Shneta/




