Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në Emergjencë u sulmua infermieri, Lenjani tregon detaje si ndodhi rasti

Lajme 23/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme një pacient shkoi në Klinikën Emergjente në QKUK.

Ai u pranua rreth orës 3:05 me një lëndim në formë lokale dhe duke qenë se nuk kishte marr udhëzim nga Qendra e Mjekësisë Familjare, infermieri L.Th. i kishte kërkuar që raportin mjekësor ta merrte në recepsionin e Klinikës Emergjente.

Drejtori i Klinikës, Dr. Basri Lenjani, ka treguar për Gazeta Shneta se në këtë moment kanë filluar përplasjet pasi pacienti nuk ka pranuar të shkojë të marr udhëzimin.

“Në këtë moment kanë filluar përplasjet dhe fyerjet nga pacienti duke i thënë se ‘kush je ti me më thanë me shku me marr udhëzimin’. Pastaj kanë ndërhyrë personeli dhe e kanë larguar sulmuesin”, ka thënë Lenjani.

Ai ka shtuar se infermieri është goditur por nuk ka bërë raport mjekësor për lëndimet që i janë shkaktuar. Gazeta ka kontaktuar edhe me infermierin, por i njëjti nuk ka qenë në gjendje të flas për momentin.

Lenjani ka alarmuar për sulmet ndaj personelit mjekësor duke thënë se pasiguria po shkakton ikjen e tyre nga Kosova. “Mantelbardhët që shpëtojnë jetë nuk guxojnë të sulmohen. Nëse vazhdon kjo dhunë, atëherë po iu krijojmë kushte të ikin nga Kosova sepse nuk ka siguri”, ka deklaruar ai.

Me rastin është duke u marr edhe Policia e Kosovës e cila ka arrestuar autorin dhe e ka dërguar në mbajtje. Për rastin është informuar edhe Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së dhe Federata e Sindikatave të Shëndetësisë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDehidrimi – sa shumë ujë iu nevoitet fëmijëve
Artikulli i rradhës Argjentina Ramosaj feston ditëlindjen e tretë të ‘shokut të saj të ngushtë’

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.