Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dehidrimi – sa shumë ujë iu nevoitet fëmijëve

Jetë 23/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kur lind foshnja, trupi i saj konsiston nga 75% lëngje. Rreth 60% e trupit, te të rriturit dhe fëmijët përmban lëngje.

Lëngjet janë të rëndësishme për shëndetin tonë, dhe qelizat e trupit tonë varen nga lëngjet që të funksionojnë normalisht dhe të çlirohen nga produktet e shpenzuara.

Sasia dhe lloji i lëngjeve që konsumohet nga fëmijët dhe të rriturit ka impakt të rëndësishëm në shëndetin e tyre.

Sasia që duhet të pijë një fëmijë mund të ndryshojë shumë, varësisht nga mosha dhe gjinia si dhe nga moti dhe aktivitetet fizike, transmeton rtv21.tv.

The European Food Safety Authority (EFSA), ka këshilla se sa shumë lëngje iu nevojiten fëmijëve – që janë të cekura më poshtë. Si rregull i përgjithshëm, fëmijët e moshës 4-13 vjeç duhet të pinë 6-8 gota me lëngje brenda ditës, e fëmijët më të vogël duhet të pinë më pak, (150ml për 4 vjeçarët dhe 250ml për më të rritur).

Sa duhet të pini ujë brenda ditës?

Vajzat dhe djemtë e moshës 4-8 vjeç kanë nevojë për 1.1 deri në 1.3 litra brenda ditës.

Vajzat e moshës 9-13 vjeç kanë nevojë për 1.3 deri në 1.5 litra brenda ditës.

Djemtë e moshës 9-13 vjeç kanë nevojë për 1.5 deri në 1.7 litra brenda ditës.

Pavarësisht lëngjeve që marrim nga pijet edhe disa ushqime që konsumojmë përmbajnë ujë dhe kështu që ato ushqime me përmbajtje me të madhe të ujit, rrisin sasinë e lëngjeve.

Frutat dhe perimet kanë përmbajtje më të madhe të ujit – psh. trangujt dhe shalqini kanë 90% ujë.

Cilat janë shenjat e dehidratimit te fëmijët?

Hidratimi është shumë i rëndësishëm te fëmijët, e sidomos kur ata kanë kërkesa të larta për ujë, në relacion me peshën.

Foshnjet dhe fëmijët e vogël, janë më pak tolerant ndaj nxehtësisë dhe marrja e lëngjeve në sasi të vogla është esenciale, sidomos gjatë temperaturave të larta, ose kur ata janë aktivë dhe humbja e lëngjeve është e lartë.

Nëse ata nuk e kuptojnë se kur janë të etur, shancat që të dehidratohen janë të mëdha.

Dehidratimi mund t’i bëj fëmijët nervoz, mund t’iu shkaktoj lodhje, dhimbje koke, mungesë koncentrimit, zvogëlon performancën mendore dhe lëkura bëhet e thatë.

Cilat janë pijet më të mira që ju ndihmojnë të hidratoheni?

Uji është zgjidhje e mirë për fëmijët që të jenë të hidratuar dhe është mirë që fëmijët të mësohen nga fillimi me ujë.

Pijet tjera si qumështi dhe lëngu i frutave po ashtu përmbajnë lëngje dhe përbërës tjerë.

Lëngu i frutave pa sheqer dhe fruta të shtrydhura mund të konsiderohen po ashtu si kontribues të dobishëm që sjellin vitaminën C.

Sidoqoftë, ato janë të thartuara dhe përmbajnë sheqer natyral, ato duhet të limitohen në jo më shumë se 150ml brenda ditës, sidomos gjatë kohës së ngrënies.

Rekomandohet që fëmijët të mos pinë kafeinë, që përmbajnë pije energjike./21media

Artikulli paraprakSulmohet fizikisht një mjek në Emergjencën e QKUK-së
Artikulli i rradhës Në Emergjencë u sulmua infermieri, Lenjani tregon detaje si ndodhi rasti

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.