Italia ka raportuar për rritjen e numrit të të prekurve nga koronavirusi për 50 për qind gjatë ditës së diel.
Autoriteti për Mbrojtjen Civile në Itali ka raportuar se janë konfirmuar pozitiv me koronavirusin 1694 raste, prej 1128 sa ishin të shtunën, shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Shteti evropian i cili ka më së shumti raste të Covid-19, deri më tani është përballë me 34 viktima nga virusi.
Kompanitë ajrore kanë filluar anulimin e fluturimeve nga SHBA drejt Milanit. Një prej tyre ‘Delta Air Lines’ ka deklaruar se do të rikthehet me fluturime New York-Milan më 1 maj. /Gazeta Shneta/